Ministrja e MAPL-së znj.Emilija Redžepi ka mbajtur takimin e rregullt koordinues me Zëvendësministren znj.Fatbardha Emini, Zëvendësministrin z.Reshat Nurboja dhe Sekretaren e Përgjithshme znj.Rozafa Ukimeraj.
Në këtë takim, si çështje prioritare u diskutua lidhur me veprimet që ka ndërmarrë MAPL deri më tani në koordinimin ndërinstitucional ndërmjet nivelit qendror dhe lokal lidhur me virusin COVID – 19, realizimin e vizitave në komunat e Republikës së Kosovës, identifikimin e sfidave në komuna dhe adresimin e kërkesave të tyre në institucionet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës që merren me menaxhimin e emergjencës së shëndetit publik.
Gjithashtu, u diskutuan edhe çështjet e tjera të punës e që ndërlidhen me performancën komunale, si dhe procesin e imlementimit të projekteve të investimeve kapitale.
MAPL do të jetë në koherencë pranë komunave me qëllim të ofrimit të përkrahjes dhe ndihmës së nevojshme.