Prishtinë, 10 Mars 2020
Sot, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Emilia Redžepi priti në takim Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve të Republikës së Maqedonisë Veriore, Z. Nedzad Mehmedovic.
Në takim u pajtuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e kulturës dhe zhvillimit ekonomik, përmes programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar që do të zbatohen ndërmjet komunave nga Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë Veriore.