Miratimi i Planit të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur nuk është vetëm një hap formal ndërkombëtar por është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje qytetare në vendimmarrje.
Plani Kombëtar i Veprimit 2026–2028 është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës, i cili ka përfshirë diskutime publike, konsultime dhe angazhim të drejtpërdrejtë me qytetarët në të gjithë vendin.
Andaj, sot nuk festojmë vetëm një arritje. Ne riafirmojmë një zotim të përbashkët që institucionet tona të jenë më transparente, më të përgjegjshme dhe më të hapura ndaj qytetarëve që u shërbejnë.
Le të vazhdojmë këtë rrugë me të njëjtin përkushtim dhe energji, duke ndërtuar një Kosovë ku besimi i qytetarëve në institucione rritet çdo ditë.









