Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ndërveprimet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Organizata Ndërkombëtare  jo Qeveritare  "Projekti për Marrëdhënie Etnike (PER)" organizoi një konferencë me titull "E ardhmja e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe Serbisë"

Organizata Ndërkombëtare  jo Qeveritare  "Projekti për Marrëdhënie Etnike (PER)" organizoi një konferencë me titull "E ardhmja e ndërveprimit në mes të Kosovës dhe Serbisë"

Më poshtë ju mund të lexoni një fjalim të  Kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petrovic, në këtë temë:

Të nderuar të pranishëm , kjo temë apo ky proces në të vërtetë është i komplikuar  në kuptimin se ndërveprimi gjatë gjithë  kohës ekziston në mes të Kosovës dhe Serbisë , por thjesht ajo ka një kahje të gabuar  dhe gjatë gjithë kohës ajo po zhvillohet në pranin e ndërkombëtarëve. Për mua personalisht demokracia jeton nga konflikti ndërmjet dy anëve , nga dialogu nga i cili mund  gjendet rruga e vërtet.

Dhe këtë rrugë të vërtet  Serbia dhe Kosova nuk e kanë  përforcuar. Ndërveprimi i ardhshëm duhet të jetë shumë e sinqertë. Ndërveprimi i ardhshëm duhet të jetë pragmatik dhe transparent. Bisedimet në kontekstin e deri tanishëm , nuk ishin të hapura edhe pse dy palët kanë filluar nga pika e banorëve “këto janë bisedime në të mirën e qytetarëve ”, dhe më pas u pa se e mira e qytetarëve ndryshe shihet nga dyja palët duke shkaktuar një panik të përgjithshëm në mesin e qytetarëve, veçanërisht marrëveshjet aktuale ishin të rënda dhe të vështira për serbët e Kosovës të cilët  për shkak të udhëtimeve të shpeshta në Serbi detyrohen të   lëvizin në mënyrë  të  kufizuar për shkak të tarifave të reja për targa.

 Përveç këtyre pagesave dhe sigurimeve serbe, serbët janë shumë të hutuar rreth mesazheve të shumta që po vijnë nga Beogradi dhe Prishtina  , sepse ata nuk e din saktë se për çfarë kanë diskutuar dhe për për çfarë janë marr vesh. Dhe këtu qëndron çelësi i raporteve tona: sa jemi të sinqertë para atyre qytetarëve  për të mirën e të cilëve  po bëhen këto bisedime.

Gjithashtu shqiptarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në të gjitha regjionet , po edhe në Serbi duhet të kalojnë një mori çështjesh administrative dhe burokratike.  Paramendoni nëse një shqiptar merr tabelat KS me të cilat mund të shkoj edhe në Serbi duhet të ketë një arsye të veçantë shumë të argumentueshme siç është psh. sëmundja, apo ndonjë gjendje urgjente që të mund të kalojë nëpër Serbi. A është kjo që përmenda liria e lëvizjes?

Nga ana tjetër, nëse të dy palët janë të përfshirë në diskutimet mbi serbët e Kosovës në këtë proces dhe sa kanë qenë proaktive kundër serbëve të Kosovës ? Unë nuk do të  kisha thënë se është ashtu por mendoj se  kjo është një mangësi  në bisedime, dhe se pjesëmarrja e tyre me siguri se mund të kontribuoj  ndërveprimit në mes të Serbisë dhe Beogradit.

Është shumë me rëndësi ta  realizojmë të kaluarën dhe të vrapojmë kah  Bashkimi Evropian, sepse kjo është rrugëdalja e vetme nga gjendja aktuale në të cilën gjendemi . Pikërisht vlerat evropiane duhet ti kemi parasysh kur jemi duke ndërtuar marrëdhënie.

A janë marrë parasysh këto vlera  në bisedime për lirinë e lëvizjes? Unë nuk do të thosha … edhe këtu do ta kisha kritikuar edhe bashkësinë ndërkombëtare saktësisht përfaqësuesit e saj  të cilët i kanë konfirmuar këto bisedime.

Gjithashtu nuk pajtohem pse përfaqësuesit e BE  nuk janë aktiv në shpjegimin e marrëveshjes  për të gjithë ata që nuk arritën të kuptojnë, si dhe në vend të tyre që nuk e zbulojnë marrëveshjen. Dy Qeveritë në bazë të rregulloreve duhet ti zvogëlojnë shpenzimet e sigurimeve  dhe ja Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e duhur  dhe qeveria serbe tani do të bëjë të njëjtën gjë pas formimit dhe do  të zvogëloj  koston e sigurimit.

Një tjetër kundërshtim me siguri do të jetë  për faktin se përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, apo përfaqësuesi i tyre në negociata thotë se deklaratat janë shumë të matshme dhe shumë të rrezikshme. Si një shembull, z Stefanoviq, tha se marrëveshja e targave  nuk vlen për veri të   Kosovës.

A është e mundur kjo? Nëse është ashtu pse është ashtu?Asnjëherë nuk kam dëgjuar se po bëhen bisedime të veçanta për veriun , e sidomos për pjesën jugore. Këto janë gjëra shumë të rrezikshme, dhe nëse i thoni dikujt se dikush po i keqpërdorë bisedimet  duhet ti jepni faktet  se çfarë keni keqpërdorë.

Rekomandimi im do të ishte: sa më pak politizim dhe më shumë punë që do të ndikonte në të mirën e qytetarëve të cilët me vite po jetojnë në kushte shumë të vështira. Ju faleminderit për vëmendje dhe besoj se  do të dëgjoj për raportet e ardhme mes Kosovës dhe Serbisë, sepse çdo herë janë të nevojshme idetë e reja si dhe kontributi.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors