Slobodan Petrovic: Ky projekt është shenjë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës me partnerët… 24 qershor 2011
Slobodan Petrovic: Ky projekt është shenjë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës me partnerët lokal për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe uroj të përdoret për të mirën e qytetarëve.
Financuar nga Ministria e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në komunën e Parteshit në fshatin Pasjan, në praninë e shumë qytetarëve , u vu gurë-themeli për Qendrën e re Kulturore të komunës.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic tha se ky projekt do ti shërbejë zhvillimit të komunës dhe është pjesë e një investimi të rëndësishëm për gjeneratat e reja të kësaj komune.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se investimi në këtë objekt është shenjë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët e Parteshit.
"Ky projekt është shenjë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës me partnerët lokalë për të përmirësuar shërbimet për qytetarët dhe uroj të përdoret për të mirën e qytetarëve” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkovic falënderoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë investim dhe se e gjithë kjo do ti shërbejë zhvillimit të Komunës.
"Unë jam mirënjohës për të gjithë kontribuuesit dhe sidomos për të MAPL-së për mbështetjen e madhe të këtij projekti të madh infrastrukturor që do të kontribuojë në zhvillimin komunës” tha Kryetari i Komunës së Parteshit, z. Nenad Cvetkovic.
Projekti për renovimin e Qendrës Kulturore në Pasjan është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në vlerën prej 300,000 euro dhe do të zbatohet në disa faza. Realizmin e këtij projekti do ta ndihmojë edhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, me 200, 000 euro nëpërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).