MAPL, si institucion përgjegjës për monitorimin e zbatimit të akteve ligjore dhe politikave shtetërore, me rekomandim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka hartuar strategjinë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.
Grupi punues i themeluar nga Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka finalizuar strategjinë e cila përcakton masat dhe veprimet e menjëhershme që duhen të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate 2022-2028.
Draft-strategjia Kombëtare për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar për periudhën ka për objektiv të zhvilloj mjedis të përshtatshëm për menaxhimin e popullimit të qenve, kornizë ligjore gjithëpërfshirëse, edukim të përgjithshëm shoqëror dhe promovim të pronësisë së përgjegjshme duke synuar të krijoj siguri për qytetarët dhe trajtim human për qentë me dhe pa pronar.