Në prezencë të MAPL-së, SDC-DEMOS, përfaqësuesve të Ambasadës Norvegjeze dhe Ambasadës Suedeze, Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar raportin për projektet e financuara nga DEMOS gjatë vitit 2018, për 5 komunat përfituese: Pejë, Prizren, Podujevë, Mamushë dhe Graçanicë.
Ky raport vlerëson pozitivisht menaxhimin e mjeteve nga komunat përfituese, me konkluzionin se projektet janë financuar në pajtim me provizionet ligjore të kërkuara, duke i funksionalizuar ato dhe vënë në shërbim të qytetarëve.