27 prill 2018
Në konferencën e organizuar nga projekti “Bashkitë për Evropën” morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria për Evropën dhe punët e jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Kryetarët e 61 Bashkive të Shqipërisë dhe koordinatorët e BE-së.
Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së me ç’rast ka prezantuar përvojat e mira të Komunave të Kosovës në përmbushjen e Agjendës Evropiane.