Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhen Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet komunave Frascineto dhe Civita të Italisë me komunat Fushë Kosovë dhe Lipjan

17 shkurt 2019, Prishtinë

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, sot u nënshkruan Marrëveshjet e Bashkëpunimit Komunal Ndërkombëtar ndërmjet komunave Fushë Kosovë dhe Lipjan me komunat Civita dhe Frascineto, nga Italia.

Me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Komunal Ndërkombëtar mes komunave të Kosovës, Sekretarja ë Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj tha se rëndësia e këtij bashkëpunimi ndërmjet dy komunave në Itali dhe komunave të Kosovës, shkon përtej një bashkëpunimi të rëndomtë; sepse karakterizohet nga një element shtesë që lidhë të dyja vendet në ruajtjen vlerave të gjuhës, kulturës dhe traditës arbëreshe; e që për ne në Kosovë këto vlera rezervojnë një vend shumë të vlefshëm, sepse ato vlera ne i kultivojmë çdo ditë dhe i ruajmë e garantojmë me aktet themeltare të shtetit tonë të ri.

Ndërsa, kryetarët e komunave nga Civita z. Alessandro Tooci dhe Frascineto z. Angelo Catapano dhe kryetarët e komunave të Kosovës, z. Imri Ahmeti dhe z. Burim Berisha shprehën mirënjohje dhe falënderim të ndërsjellë për iniciativën e MAPL-së dhe u zotuan se Marrëveshjet e Bashkëpunimit komunal ndër-kombëtar të nënshkruara sot, do të zgjerohen dhe në fushua të tjera të bashkëpunimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors