Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Drejtoresha Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare – FIQ, znj. Dajana Berisha kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi është që të krijohen kushtet e nevojshme për koordinimin e aktiviteteve dhe iniciativav nga MAPL dhe FIQ në fushën e qeverisjes lokale, vendimmarrjes së qytetarëve në nivel lokal si dhe tema të tjera të cilat i shërbejnë zhvillimit të demokracisë lokale.
Me këtë rast, Ministri z. Krasniqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe partnerët e tjerë me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në nivelin lokal.
Ndërkaq, Drejtoresha znj. Berisha e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes në mes të MAPL-së dhe FIQ si hap konkret drejt bashkëpunimit të frytshëm në mes të institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile.