Petrovic: MAPL është e përkushtuar në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas të… Petrovic: MAPL është e përkushtuar në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas të pushtetit lokal në të gjithë territorin e Kosovës
Prishtinë, 05 korrik 2011
Nën organizim e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) u mbajt konferenca me titull “Decentralizimi një peshë e rëndë për ta realizuar”.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës dhe njëherit Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), z. Slobodan Petrovic, Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), z. Pieter Feith, ish-Ministri i MAPL-së z. Sadri Ferati, kryetarë të komunave të Kosovës, si dhe përfaqësues të organizmave të cilët janë të përfshirë në procesin e decentralizimit në Kosovë.
Duke nënvizuar synimin strategjik të Qeverisë së Kosovës, Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se MAPL është e përkushtuar në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas të pushtetit lokal në të gjithë territorin e Kosovës. Ai shtoi se edhe pse janë bërë shumë përpjekje dhe shumë arritje, e të gjithë së bashku kemi ende shumë rrugë për të bërë me qëllim të arritjes së objektivit të përbashkët.
"Forcimi i strukturave të qeverisjes lokale me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve paraqet objektivin kryesorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkohë që me mbështetje të vazhdueshme të parterëve tanë kemi kontribuar në përmbushjen me sukses të këtij qëllimi”, u shpreh ai.
Më pastaj, Shefi i ICO-së, z. Feith vlerësoi se procesi i decentralizimit nuk është i lehtë por nuk është edhe i përsosur në implementim, dhe shtoi se Zyra Civile Ndërkombëtare është e përkushtuar që të ndihmojë institucionet e Kosovës në dedikimin që kanë karshi procesit të decentralizimit.
"Shfrytëzimi i resurseve ekzistuese dhe puna e përbashkët janë thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm komunal si dhe garantojnë qeverisje lokale dhe shërbime më të mira për të gjithë qytetarët”, u shpreh ai.
Më tej në konferencë ish-Ministri Ferati paraqiti një analizë të procesit të decentralizimit në Kosovë dhe shtoi se të gjithë akterët por veçanërisht institucionet kompetente duhet të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete të koordinuara me qëllim që të ndërtohet një perspektivë më e mirë për të gjithë në Kosovë.
Në këtë konferencë, foli edhe Kryetari i Komunës së Novobërdës z. Bajrush Ymeri, i cili paraqiti përvojat e kësaj komune në procesin e decentralizimit, ndërsa Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale z. Besnik Tahiri prezantoi raporti e detajuar për procesin e decentralizimit të përgatitur nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale.