Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përputhje me përgjegjësit ligjore të përcaktuara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht nenin 86, mbikëqyr veprimtarinë e komunave të Republikës së Kosovës dhe ka hartuar Raportin Janar-Qershor, 2021, sa i përket vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave për këtë periudhë, MAPL ka sjell në Qeveri raportin në përputhje me nenin 12 të Rregullores (QKR) Nr-10/2019, për Shqyrtimin Administrativ të Akteve të Komunave me të cilën MAPL, është përgjegjëse për koordinimin dhe raportimin periodik dhe vjetor lidhur më mbikëqyrjen e akteve të komunave.
Sipas këtij raporti në periudhën Janar-Qershor 2021, Kuvendet e Komunave të Republikës së Kosovës kanë miratuar gjithsej 1034 akte, prej të cilave 58 rregullore dhe 976 vendime, ku nga MAPL janë vlerësuar 632 akte, ndërsa në Ministri të Linjës janë dërguar 402 akte. Këto akte janë pjesë e obligimeve ligjore të komunave dhe kërkohet të jenë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas vlerësimit dhe shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve në komuna, 585 akte i ka vlerësuar të ligjshme, ndërsa në rishqyrtim komunave ju ka kthyer 47 akte, nga të cilat komunat pas marrjes së kërkesës për rishqyrtim kanë rishqyrtuar dhe harmonizuar 30 akte ashtu siç është kërkuar nga MAPL, ndërsa 17 akte mbesin të pa rishqyrtuara ku për 1 akt është dërguar shkresë ne MD për tu kundërshtuar në gjykatë pas kalimit të afatit për rishqyrtim, 3 akte janë pezulluar pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës, ashtu siç e përcakton edhe legjislacionin në fuqi pasi që vendimet kanë pas të bëjnë me këmbimin e pronës komunale, ndërsa 13 akte tjera janë brenda afatit ligjor për rishqyrtim nga kuvendet e komunave.
Sa i përket akteve të dërguara në Ministrit e Linjës, MAPL në këto ministri ka përcjellë për vlerësim 402 akte e prej të cilave nga Ministritë e Linjës 335 akte janë konfirmuar të ligjshme ndërsa 66 janë konstatuar të kundërligjshme.
Në 38 komunat e Republikës së Kosovësa, mbledhjet e kuvendeve të komunave janë mbajtur rregullisht, mbledhjet kanë qenë të hapura për publikun, ndërsa me qëllim të mbikëqyrjes së punës së tyre, monitorimi është bërë përmes sistemit të teleprezencës si dhe përmes pjesëmarrjes direkte në mbledhjet e kuvendit, përkatësisht KK të Mitrovicës Veriore, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Novobërdë.