Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani, me datë, 23 Maj 2014 priti në takim përfaqësuesit e Kijevës dhe fshatrave për rreth z. Abraham Gashi dhe z. Zef Prenaj. 23 maj 2014, Prishtinë
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani, me datë, 23 Maj 2014 priti në takim përfaqësuesit e Kijevës dhe fshatrave për rreth z. Abraham Gashi dhe z. Zef Prenaj.
Sekretari i Përgjithshëm, e konfirmoj se MAPL ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve të Kijevës, lidhur me themelimin e Komunës së Kijevës dhe në këtë kontest ju jemi përgjigjur pozitivisht që të realizojmë edhe këtë takim për të dëgjuar detajet e projektit të paraqitur.
Përfaqësuesit e Kijevës dhe fshatrave tjera, paraqitën historikun e ekzistimit të Kijevës si Komunë si dhe sqaruan nevojat elementare që ka Kijeva të themelohet Komunë edhe sot. Sekretari i Përgjithshëm, theksoj se MAPL do të ofroj ndihmën për realizimin e procesit konsultativ si dhe do të realizoj hapat e nevojshëm të paraparë me legjislacionin përkatës në fuqi.