Prishtinë, 17 qershor 2020
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić u takua sot me kryetarët e komunave të veriut, Aleksandar Spirić, Vučina Janković, Zoran Todić dhe Stevan Vulović.
Në takim është bërë fjalë për planet, strategjitë dhe projektet e ardhshme që do të përqendrohen në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe prosperitetin e të rinjve në mënyrë që të përmirësohen kushtet për qëndrimin në këtë hapësirë.
Zëvendëskryeministri Rakić theksoi veçanërisht se në periudhën e ardhshme të bashkëpunimit midis Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe komunave nga veriu, bashkëpunimi do të jetë në nivel më të lartë, me qëllim të përmirësimit të kushteve jetësore për të gjithë qytetarët.
Kryetarët e komunave nga veriu mirëpritën dhe uruan emërimin dhe marrjen e detyrës së z. Goran Rakić në pozitën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal.