Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Slobodan Petrovic ka thënë se deri më tani për 55 pozita në Zyrën Administrative të hapur nga Qeveria e Kosovës në veri të Mitrovicës, kanë arritur më tepër se 430 aplikacione.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Slobodan Petrovic ka thënë se deri më tani për 55 pozita në Zyrën Administrative të hapur nga Qeveria e Kosovës në veri të Mitrovicës, kanë arritur më tepër se 430 aplikacione.
Petrovic ka thënë për agjencionin Beta se pritet që deri në fund të javës të paraqiten akoma qytetarë të interesuar nga veriu dhe se sapo zyra të jetë gati brenda dy muajsh, duhet të filloj ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
I pyetur se si e komenton vendimin e shtabit të krizës në Mitrovicën e veriut që qytetarë që pranojnë punën në këtë zyrë do të sanksionohen me ligjet e Republikës së Serbisë, Petrovic ka thënë se për këtë duhet pyetur ata që kanë dhënë një deklaratë të tillë.
Petrovic ka thënë se hapja e Zyrës Administrative është „proces paqësor“ dhe se ajo zyrë ë lidhje me hapjen e zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Petrovic ka thënë se ky "duhet të ofroj shërbime për qytetarët, në mënyrë që serbët në veri të kenë një lloj alternative dhe mundësi më tepër ".
Sipas fjalëve të tij, me hapjen e zyrës nuk do të zgjidhën të gjitha problemet, sepse për zgjidhjen e tyre është e nevojshme pjesëmarrja e të gjithëve, bashkësisë ndërkombëtare, Qeverisë së Kosovës dhe vet qytetarëve.
"Shumica e qytetarëve në veri nuk janë të kënaqur me mënyrën e jetës së tyre, me sigurinë e tyre, perspektivën, dhe në një atmosferë të tillë është e logjikshme që t’u ofrojmë një alternativë“, ka thëne Petrovic.
Sa i përket deklarimeve se me hapjen e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës mund të ketë jostabilitet, Petrovic ka thënë se para vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kësaj zyre janë mbajtur disa takime me të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.
"Kam qenë në të gjitha takimet me EULEX-in, Zyrën Civile Ndërkombëtare/ICO, KFOR, dhe UNMIK-un dhe nga të gjithë kemi marrë përkrahje për hapjen e kësaj zyre. Pra, ky nuk është projekt vetëm i ministrisë sime dhe i Qeverisë së Kosovës. Jam i sigurt që këtë e dinë të gjithë dhe nëse dikush mendon se ky vendim është marrë me dëshirën personale, nuk është aspak e vërtetë. Por nëse dikush mendon ta keqpërdorë, kjo është diç tjetër. Atëherë ai duhet të marrë përgjegjësinë për pasoja eventuale", ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se nuk pret jostabilitet sepse zyra po hapet për interes të njerëzve në veri të Kosovë.
Petrovic për agjencinë Beta ka thënë se në vitin e fundit përmes së zyrës së ekipit përgatitor kosovarë qytetarët e veriut të Kosovës kanë paraqitur më tepër se 10.000 kërkesa, dokumente kosovare, formim të OJQ dhe shërbime tjera.
Në pyetjen se nëse hapja e Zyrës Administrative do të ndikonte të zhvendoset një pjesë e popullatës serbe nga veriu i Kosovës, Petrovic ka thëne se e dinë që gjithë bashkësia ndërkombëtare "jo vetëm që ka për qëllim që njerëzit t’i ndaloj këtu por edhe tu ofroj një jetë më të mirë".
"Nuk kam informacione se ka njerëz që për shkak të hapjes së Zyrës Administrative të zhvendosen nga Kosova ", ka thëne Petrovic për agjensionin Beta.