Përfaqësues të Ministrisë së Shtetit për Qeverisje Vendore të Shqipërisë vizituan MAPL-në

Zyrtarët e Ministrisë  së  Administrimit të Pushtetit Lokal pritën në takim  një delegacion nga Republika e Shqipërisë të përfaqësuar nga Këshilltari i Ministrit të Ministrisë së Shtetit për Çështje Vendore të Republikës së Shqipërisë z. Enea Hoti dhe Përfaqësuesit nga Zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë z. Orlando Fusco.

Prishtinë, 10 Gusht 2016
 
Qëllimi i vizitës ishte vazhdimësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimi i informatave në fushën e Integrimeve Evropiane. Përfaqësuesit e MAPL-së para të pranishmëve prezantuan rolin e MAPL-së në raport me komunat dhe ministritë e linjës për sa i përket fushës së integrimeve evropiane. Në këtë drejtim, rëndësi e veçantë iu kushtua organizimit dhe funksionimit të zyrave komunale për integrime evropiane dhe procesit të koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal sa i përket përmbushjes së obligimeve nga agjenda evropiane. Në fund të takimit, palët u dakorduan që të vazhdohet me bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve në fushën e procesit të integrimit evropian dhe fushave të tjera që kanë të bëjnë me avancimin e vetëqeverisjes lokale.