Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës bashkë me komunat diskutojnë për Qeverisjen Lokale

Punëtoria:  “Vlerësimi i procesit të reformës së Pushtetit Lokal” ka për qëllim të trajtoj bashkërisht mes përfaqësuesve të nivelit qendror dhe atyre  lokal, disa nga temat që janë shqetësim për përfaqësuesit lokal dhe që janë nënvizuar edhe në dokumentin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimit të  mandatin të ICO-s në Kosovë

Punëtoria:  “Vlerësimi i procesit të reformës së Pushtetit Lokal” ka për qëllim të trajtoj bashkërisht mes përfaqësuesve të nivelit qendror dhe atyre  lokal, disa nga temat që janë shqetësim për përfaqësuesit lokal dhe që janë nënvizuar edhe në dokumentin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues, me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimit të  mandatin të ICO-s në Kosovë

28 shtator 2012, Strugë Maqedoni

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, në Strugë të Maqedonisë ka nisur punimet Punëtoria dyditore me temën “Vlerësimi i procesit të reformës së Pushtetit Lokal”.

Në Punëtori po marrin pjesë përfaqësues nga Ministra e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetarë të komunave të Kosovës, OSBE-së, dhe përfaqësues nga Ministra e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe atyre loke, duke potencuar se diskutimi i përbashkët për proceset që janë me interes për qytetarët është çelësi i suksesit  në raport me progresin në qeverisjen lokale.

“Suksesi i decentralizimit nuk varet vetëm nga përkushtimi i Qeverisë për reformat por në esencë varet edhe nga fakti se si strukturat lokale dhe qytetarët në terren e përqafojnë këtë proces”tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.
 

Zëvendëskryeministri Petrovic i ftoi përfaqësuesit e  Komunave që ti paraqesin të gjitha shqetësimet në lidhje me ligjet që rregullojnë komunat e posaçërisht ligjet që janë në proces të diskutimit.  
 

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Naim Ismajli,  falënderoi Ministrinë e  Administrimit të Pushteti Lokal për bashkëpunim me komunat dhe tha se reforma në qeverisjen lokale është proces dinamik dhe se ka ndihmuar në masë të madhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
 

Se si do të funksionojë Vetëqeverisja lokale përtej Planit të Veprimit për  Decentralizim, z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal i cili ritheksoi se bazament i funksionit të Pushteti  lokal  mbetet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet gjegjëse, Karta Evropiane për Vetqeverisje Lokale  dhe Dokumenti I Partneritetit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lidhur me angazhimet e MAPL-së në raport me komunat, Sekretari Besnik  Osmani tha se ngritja e performancës dhe llogaridhënies, Thellimi i decentralizimit cilësor dhe rritja e autonomisë fiskale,  janë çështjet kryesore me të cilat synohet të zhvillohet dhe ndërtohet qeverisja lokale në Kosovë.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor z. Arben Çitaku paraqiti para përfaqësuesve të komunave Politikat e legjislacionit në sektorin e ndërtimin siç është Ligji për Ndërtimin, Ligji për Planifikimin Hapësinor dhe  me theks për çështjen e legalizimeve.
 

Punëtoria dyditore me komunat do të trajtoj edhe tema si Aplikimi  i rezultateve zyrtare të regjistrimit të popullsisë në skemën e financimit të komunave që ndikojnë drejtpërdrejtë në Grandin e Përgjithshëm, Grandi i Shëndetësisë dhe Grandi i Arsimit.
 

Punimet e punëtorisë dyditore “Vlerësimi i procesit të reformës së Pushtetit Lokal” do të përfundojnë me rekomandimet dhe konkluzionet që do ti përfshijnë veprimet që do të  ndërmerren në të ardhmen nga Ministritë e linjës dhe komunat e Kosovës.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors