Më ftesën e Asociacionit te Komunave të Kosovës dhe Kryesuesit të Kolegjiumit të Zyrtareve Ligjor , përfaqësuesja e MAPL-së, nga Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave znj.Flutura Hoxha ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave te Kosoves ne mbeshtetje te OSBE-se ne te cilin ishte ftuar Ministria e Drejtesise.
Qëllimi i këtij takimi ishte qe nga Drejtori i Departamentit Ligjor te Ministrise se Drejtesise te beje nje interpretim te normave ligjore te Ligjit per Kundervajtje dhe Ligjit per Avokaturen Shtetrore, per zyrtaret ligjor te komunave, te cilat adresuan shume pyetje, komente dhe sygjerime per kete ligj dhe obligimet ligjore. Perfaqesuesja e MAPL-se njoftoje te pranishmit se MAPL-ja ka adresuar me kohe shkresat shpjeguese per komunat, obligimet ligjore qe dalin nga ky ligj dhe si dhe per harmonizmimin e Rregulloreve komunale per taksa tarifa dhe gjoba.