Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) me 30 shtator 2014 ka mbajtur takimin e fundit në ciklin me me komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë , Lipjan, Graçanicë dhe Obiliq.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore) me 30 shtator 2014 ka mbajtur takimin e fundit në ciklin me me komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë , Lipjan, Graçanicë dhe Obiliq.
Ky takim kishte për qëllim informimin e zyrtarëve komunal për të drejtat e komuniteteve dhe ndryshimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut, që është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Z.Avni Sahiti, Udhëheqësi i Departamentit për Përformancë, Transparencë Komunale pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të pranishmit me sfidat për zbatimin e Planit Nacional të Veprimit për Liberalizimin e Vizave, obligimet që duhet të përmbushen nga komunat gjatë periudhës raportuese, ndryshimet në fushën e legjislacionit dhe hapat që duhet ndërmarrë për përmbushjen e obligimeve.
Po ashtu zyrtarët nga Zyra Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë prezantuan tri draft ligje të cilat janë në proces të ndryshimit: Projekt Ligji për Barazi Gjinore, Projekt Ligji për Avokatin e Popullit dhe Projekt Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Habit Hajredini, Drejtor i zyrës për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit prezantoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Gjatë takimeve pjesëmarrësit patën rastin të njoftohen edhe me strukturat lokale për të drejtat e njeriut, gjegjësisht strukturat lokale për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në komuna, nga zyrtarët e MAPL-së.
Takimi ju është dedikuar: Zv. Kryesueseve shtesë apo nga radhët e komuniteteve, kryesuesit të Komitetit për Komunitete; zyrtarëve nga Zyra komunale për komunitete dhe kthim; Zyrtarit për të drejtat e komuniteteve; Koordinatorët e NJDNJK-ve; Drejtorët e drejtorive të: Arsimit, Planifikimit Hapësinor, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësuesve të shoqërisë civile(OJQ që merren me çështjen e komuniteteve).
Në fund pjesëmarrësve ju caktua një afat kohor deri me 10 tetor të ofrojnë rekomandimet e tyre për ndryshimin e pakos ligjore të cekur më lartë.
Pjesëmarrës në takime ishin gjithsej 40 zyrtar komunal prej tyre, 30 shqiptar, 9 serb dhe 1 ndërkombetare. Sa i përket gjinisë , 24 ishin meshkuj dhe 16 femra.