Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përfundon cikli i takimeve regjionale me komunat “Të drejtat e komuniteteve dhe Pakoja ligjore për të drejtat e njeriut në proces të ndryshimit”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore)  me 30 shtator 2014 ka mbajtur takimin  e  fundit  në ciklin me   me  komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë , Lipjan, Graçanicë dhe Obiliq.   

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore)  me 30 shtator 2014 ka mbajtur takimin  e  fundit  në ciklin me   me  komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë , Lipjan, Graçanicë dhe Obiliq.   

Ky takim  kishte për qëllim informimin e zyrtarëve komunal për të drejtat e  komuniteteve dhe ndryshimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut, që është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Z.Avni Sahiti, Udhëheqësi i Departamentit për Përformancë, Transparencë Komunale pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të pranishmit  me sfidat për zbatimin e Planit Nacional të Veprimit për Liberalizimin e Vizave, obligimet që duhet të përmbushen nga komunat gjatë periudhës raportuese, ndryshimet në fushën e legjislacionit dhe hapat që duhet ndërmarrë për përmbushjen e obligimeve.

Po ashtu zyrtarët nga  Zyra Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë prezantuan tri draft ligje të cilat janë në proces të ndryshimit: Projekt Ligji për Barazi Gjinore, Projekt Ligji për Avokatin e Popullit dhe Projekt Ligji për Mbrojtje nga  Diskriminimi.
 
Habit Hajredini, Drejtor i zyrës për  Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit prezantoi Strategjinë dhe  Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe  Egjiptian.
 
Gjatë takimeve pjesëmarrësit patën rastin  të njoftohen edhe me strukturat lokale për të drejtat e njeriut, gjegjësisht strukturat lokale për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në komuna, nga zyrtarët e  MAPL-së.

Takimi ju është dedikuar:  Zv. Kryesueseve shtesë apo nga radhët e komuniteteve, kryesuesit të Komitetit për Komunitete;  zyrtarëve  nga Zyra komunale për komunitete dhe kthim; Zyrtarit për të drejtat e komuniteteve; Koordinatorët e NJDNJK-ve; Drejtorët e drejtorive të: Arsimit, Planifikimit Hapësinor, Shëndetësisë dhe Mirëqenies  Sociale, përfaqësuesve të shoqërisë civile(OJQ që merren me çështjen e komuniteteve).
Në fund pjesëmarrësve  ju caktua një afat kohor  deri me 10  tetor të ofrojnë rekomandimet e tyre për ndryshimin e pakos ligjore të cekur më lartë.

Pjesëmarrës në takime ishin gjithsej  40 zyrtar komunal prej tyre, 30 shqiptar, 9 serb dhe 1 ndërkombetare. Sa i përket gjinisë ,  24 ishin  meshkuj dhe 16 femra.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors