23 mars 2018, Prishtinë
Zëvendësministri i MAPL-së, Beqir Fejzullahu, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gllogocit, Ramiz Lladrovcin, me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit të komunës për rregullimin e ndriçimit publik duke aplikuar edhe masat e energjisë efiçiente.
Ofrimi i përkrahjes financiare për komunat është i një rëndësie të veçantë duke marrë në konsideratë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe interesin e qytetarëve për një jetë më të mirë.
“MAPL është e përkushtuar të ofroj ndihmën e nevojshme financiare për komunat e Kosovës me qëllim të përmirësimit të kushteve për të hapur rrugë zhvillimit ekonomik lokal, tha zëvendësministri Fejzullahu.