Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përmirësimi i shërbimeve sociale në procesin e decentralizimit

02 mars 2012, Prishtinë

“Sfidat  dhe mundësitë e decentralizimit të shërbimeve sociale” ishte tema e takimit të sotëm në të cilin morën pjesë  Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq.

Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, ka përshëndetur punën e deritanishme të Komisionit  Këshillëdhënës për decentralizimin e shërbimeve sociale , në veçanti angazhimin dhe punën frytdhënëse të projektit mbështetës për forcimin e  sistemit administrativ dhe financiar për decentralizimin e shërbimeve sociale.

“Sa i përket reformës të Pushtetit Lokal, në të vërtet decentralizimin e shërbimeve të caktuara të cilat zhvillohen te ne , mund t’ju them se kjo reformë ka për qëllim forcimin e një sundimi të mire , rritjen e transparencës, si dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic gjithashtu shtoi se Ministria që ai drejton ka vëzhguar  me vëmendje të veçantë procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale të cilat i ofron Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale,  të decentralizuara në përputhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit, që ishte nënshkruar në shkurt të vitit 2009 në mes Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie sociale, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave dhe Komunave të Kosovës.

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka implementuar  procesin e  decentralizimit të shërbimeve sociale , edhe pse ka qenë në dijeni se do të përballet me sfida dhe  vështirësi të natyrave të ndryshme  qysh në fillim të implementimit.

“Me takimin e sotëm ne  do të kontribuojmë në vazhdimin e procesit të decentralizimit dhe do të sigurojmë bartjen e kompetencave te Komunat, ndërsa nga ana tjetër presim nga Komuna që ti marrin përgjegjësitë për ofrimin e shërbimeve sociale të cilat janë të nevojshme për qytetarët e të gjitha Komunave ”, ka thënë Ministri Rashiq.

Pos, përfaqësuesve të Komunave dhe anëtarëve të  Komisionit për Grande , në takimin e sotëm  gjithashtu mori pjesë edhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors