02 mars 2012, Prishtinë
“Sfidat dhe mundësitë e decentralizimit të shërbimeve sociale” ishte tema e takimit të sotëm në të cilin morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq.
Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, ka përshëndetur punën e deritanishme të Komisionit Këshillëdhënës për decentralizimin e shërbimeve sociale , në veçanti angazhimin dhe punën frytdhënëse të projektit mbështetës për forcimin e sistemit administrativ dhe financiar për decentralizimin e shërbimeve sociale.
“Sa i përket reformës të Pushtetit Lokal, në të vërtet decentralizimin e shërbimeve të caktuara të cilat zhvillohen te ne , mund t’ju them se kjo reformë ka për qëllim forcimin e një sundimi të mire , rritjen e transparencës, si dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ministri Petrovic gjithashtu shtoi se Ministria që ai drejton ka vëzhguar me vëmendje të veçantë procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale të cilat i ofron Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, të decentralizuara në përputhje me Marrëveshjen e Mirëkuptimit, që ishte nënshkruar në shkurt të vitit 2009 në mes Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie sociale, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave dhe Komunave të Kosovës.
Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq, ka thënë se Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka implementuar procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale , edhe pse ka qenë në dijeni se do të përballet me sfida dhe vështirësi të natyrave të ndryshme qysh në fillim të implementimit.
“Me takimin e sotëm ne do të kontribuojmë në vazhdimin e procesit të decentralizimit dhe do të sigurojmë bartjen e kompetencave te Komunat, ndërsa nga ana tjetër presim nga Komuna që ti marrin përgjegjësitë për ofrimin e shërbimeve sociale të cilat janë të nevojshme për qytetarët e të gjitha Komunave ”, ka thënë Ministri Rashiq.
Pos, përfaqësuesve të Komunave dhe anëtarëve të Komisionit për Grande , në takimin e sotëm gjithashtu mori pjesë edhe Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli.