Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Përshkrimi i projektit Komunat për të rinjtë në Kosovë

Projekti M4Y është një grant prej 2.7 milion dollarësh i siguruar nga Qeveria Japoneze përmes Fondit Zhvillimor Social të Japonisë (JSDF), dhe i cili administrohet nga Banka Botërore. Projekti ka për qëllim rritjen e mundësive socio-ekonomike për të rinjtë e margjinalizuar (15-24 vjet) në Kosovë. Përmes këtij projekti komunat e zgjedhura do të adresojnë nevojat socio-ekonomike të të rinjve, duke financuar iniciativat të cilat burojnë nga vet ata, me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis rinisë dhe qeverive lokale, për zgjedhjen e problemeve në komunitet.

 

Objektivi i projektit është të përmirësojë përfshirjen socio-ekonomike të të paktën 3,000 të rinjve të margjinalizuar në komunitetet e cenueshme në Kosovë përmes angazhimit qytetar dhe ngritjes së kapaciteteve dhe aftësive të tyre.

Projekti është i strukturuar rreth 3 komponentë, me aktivitete kryesore, si më poshtë:

  • Komponenti 1: Nëngrantet për financimin e Iniciativat nga të rinjtë
  • Komponenti 2: Trajnimi i të rinjve
  • Komponentit 3: Menaxhimi i projektit

Projekti do të zbatohet në 10 komuna në të gjithë Kosovën: Gllogoc/Glogovac, Hani Elezit/Elez Han, Rahovec/Orahovac, Skenderaj/Skenderaj, Vushtrri/Vučitrn, Junik/Junik, Kaçanik/Kačanik, Ferizaj/Uroševac, Ranillug/Ranillug/ / Zvečan, dhe Marrëveshjet e Implementimit janë nënshkruar.

Mirëpresim mundësitë për bashkëpunim dhe komentet tuaja në E-mail-in e mëposhtëm: feedback.m4y@gmail.com dhe ekipi i projektit është i lumtur t’ju përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors