Petrovic: Kohërat nuk janë të këqija por njeriu
Kolumne e Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic, për numrin festiv të gazetës “Koha Ditore”
Petrovic: Kohërat nuk janë të këqija por njeriu
Kolumne e Zëvendëskryeministrit Slobodan Petrovic, për numrin festiv të gazetës “Koha Ditore”
Në fund të çdo viti kur bëjmë bilancin e rezultateve, kemi ndjenjën gjoja se keni mundur te bëni shumë, se keni mundur këtë ta bëni “këtë kështu”, “atë ashtu”….etj dhe gjithë kjo është si pasojë e kujdesit për kualitetin e rezultateve. Fatura për vitin 2011 ka qenë e lartë dhe e komplikuar. Por megjithatë nuk është fat të bësh atë që duhet bërë, por është fat të bësh atë që dëshiron. Unë në vitin 2011 kam pasur këto dy fate.
Kur jeni në pozitën e Ministrit dhe të Zëvendës Kryeministrit dhe keni punë në disa drejtime, kryesisht përqendroheni në politikë, ndoshta më shumë se sa në veprimet konkrete. Kështu që dëshira ime për vitin e ardhshëm është që të kem më tepër punë në teren se në zyrë. Të njohë edhe më shumë qytetarë të Kosovës dhe t’ju transferoj vizionin tim.
Mendoj se do mund të jemi të kënaqur vetëm atëherë kur së pari suksesin e kërkojmë nga vetvetja më shumë se nga të tjerët. Shumë shpesh në gjatë këtij viti kam dëgjuar “ ehh..nuk më kanë dhënë” ose “mua më takon” apo “pushteti nuk po bënë mjaft për të pasur një standard më të mirë të jetesës” …dhe shumë deklarata tjera të ngjashme.
Kështu që nëse dëshirojmë një shoqëri kosovare më të mirë duhet patjetër ne të jemi më të mire, dhe nëse dëshirojmë ndryshime pozitive duhet që ne të ndryshojmë.
Ky eshtë mesazhi im!
Unë e di se ka vështirësi, ka kufizime, mirëpo këto nuk guxojnë të jenë pjesë e jotja dhe e vullnetit tënd, por duhet të bësh gjithçka që është në duart tua për të zgjedhur problemin, për çdo ditë të luftosh për veten dhe familjen tënde. Duhet që patjetër t’i ndërrojmë shprehitë e vjetra nëse dëshirojmë progres Vitet e vuajtjes janë pas nesh, jeta në periudhën e komunizmit e pastaj në atë të socializmit kanë lënë gjurmë të thellë në ne. Këtu nuk dallohemi , pavarësisht nëse jemi serb, shqiptar, boshnjakët, etj. Kur në fund të një dite bëjmë bilancet të gjithë në fund thënë troç i takojmë një linje. Dhe në këtë mënyrë duhet të shikojmë të ardhmen!.
Ejani të gjithë të mblidhemi dhe të gjithë së bashku të formulojmë një plan pune me përdorim konkret të kapaciteteve që posedojmë . Në çoftë se secili prej nesh, jep kontributin e vet, secili do të lehtësojë ekonominë e varfër të Kosovës. Nga secili pa përjashtim duke filluar nga ai që shet qumështin e lopës në shtëpi e deri tek ai i cili shet pajisje të teknologjisë së lartë . Në qoftë se secili punon në drejtimin e vet, raporti im i punës për tërë vitin, për Ju nuk do të ishte i një rëndësie të veçantë. Depolitizimi ashtu siç kam përmendur dhe përsëritur vazhdimisht gjatë tërë vitit 2011, është çelësi që mund të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe shoqërisë sonë.
Mos harroni se secili duhet të jetë i kënaqur për t’i arritur standardet evropiane dhe kjo nuk ju takon vetëm komuniteteve të cilat jetojnë në Kosovë por kjo ju takon të GJITHËVE . Dhe kështu arritëm edhe deri te një pike ku nuk dallohemi si serb dhe shqiptarë.. e as si goranë apo romë. Dhe çka ka penguar për t’i theksuar pikat e bashkimit? Vullneti, politika , krimi, apo çka? A është e mundur se vetëm politika duhet të diskutohet dhe atë në Kosovë me të gjitha dallimet dhe veçoritë e saja.!
Kjo duhet ndryshuar me vite që kemi përpara!
Në vitin 2011 kam vuajtur me përkthimet. Kam pasur vështirësi që nganjëherë të kuptoj edhe gjuhën serbe në dokumentet të cilat i kam pranuar çdo ditë . Kështu që jam detyruar të kërkoj lektor dhe kjo natyrisht kushton edhe më shumë …e atëherë kemi angazhuar grupin punues i cili do të vendos standardet e përdorimit të gjuhëve në Kosovë dhe e cila do të rregulloj administratën publike në gjuhën serbe e cila gjuhë sipas Kushtetutës është gjuhë zyrtare në Kosovë. Kështu që në 2012, pres përparimin dhe rregullimin e kësaj fushe ashtu që të merremi vesh MIRËPO duke respektuar gjuhët dhe kulturat tona.
Tani sikur erdhi pjesa ku unë paraqes të arriturat e mia nëpërmjet investimeve të mençura dhe e di se kjo pjesë do t’ju lodh por ta dini se kam një listë të gjatë të rrugëve me kilometra, kam një numër të madh të shesheve të banimit ,janë mbjellë shumë fidane dhe kemi shumë projekte të reja. Dhe kështu, dikush mund të thotë: – “..Ja si po lavdërohet ky Petrovic…”, por unë nuk po lavdërohem, por po them se ky është vetëm fillimi minimal.
Rruga nuk do të thotë asgjë pa lirinë e saj të përdorimit, libri nuk ka kuptim nëse nuk lexohet e njerëzit dallohen vetëm në të mire dhe të këqij e jo në atë se a janë serb apo shqiptar, goran, boshnjak, romë, ashkalinjë ,egjiptas, por vlen vetëm ajo nëse është njeri i keq apo i mirë.
Për vitin 2012, Ju dëshiroj të gjithëve shumë shëndet dhe lumturi, por gjithashtu edhe shumë para dhe mundësi . Për veten time, dëshirojë që të jem më i mire dhe e tërë energjia ime të jetë e orientuar në të mirën e të gjithë neve.
Dhe kini parasysh të dashurit e mi, të gjithë Ju që e lexoni këtë shkrim ashtu siç Darvini ka thënë; – “Kohërat nuk janë të këqija por njeriu”.