Sot kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq ka vizituar Ministarinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me këtë rast është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Sllobodan Petrovic.
16 maj 2014, Prishtinë

Petrovic ne takim shprehu kënaqsinë për miratimin e ndryshimit të statuteve të komunave në veri të Kosovës.
“Shumë i lumtur që janë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e statuteve në komunat e veriut dhe me këtë janë respektuar afatet ligjore dhe i është ikur mundësisë për përseritje të zgjedhjeve lokale. Me këtë është treguar pjekuri politike dhe përgjegjësi per çka unë krenohem. Ky është shenjë e qartë se marrëveshja e Brukselit po realizohet dhe tani mund të punojmë në mënyrë konkrete në dobi të gjithë njerëzve. Komunat janë institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe pas këtyre vendimeve ne mund të fillojmë t’i zgjedhim çështjet e rëndësishme për jetën e përditshme të njerëzve në veri të Kosovës,” ka thënë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.