Sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe është takuar me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Sllobodan Petrovic dhe Sekretarin Besnik Osmani. 27 maj 2014, Prishtinë
Sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe është takuar me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Sllobodan Petrovic dhe Sekretarin Besnik Osmani.
Me këtë rast është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Ajvali, që do të financoj MAPL, ndërsa procedurën për implementimin e projektit do ta realizoj Komuna e Prishtinës.
Perveq nënshkrimit të marrëveshjes, z. Ahmeti dhe z. Petrovic, kanë biseduar për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë dhe Komunës së Prishtinës, mënyrat se si Ministria mund të ndihmoj komunën si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet komuna.
Petrovic ka shprehur kënaqesinë për bashkëpunim duke thënë: “Të gjitha komunat, duke llogaritur edhe komunën e Prishtinës ballafaqohen akoma me probleme buxhetore me të cilat financohen jo vetëm projektet kapitale, por u mundëson funksionimin e përditshëm te qyteteve.
Ne si Ministri jemi të gatshëm ta ndihmojmë Prishtinën në bazë të mundësive dhe të përmirsojmë funksionimin e qytetit, që do të lehtësoj dhe përmirsoj jetën e përditshme të qytetarëve, siq është ndërtimi i këtij tereni të futbollit në Ajvali.”