Sllobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka takuar sot Qemal Minxhozin, Ambasadorin Shqiptar në Prishtinë. 30 tetor 2014
Sllobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ka takuar sot Qemal Minxhozin, Ambasadorin Shqiptar në Prishtinë.
Gjatë takimit, Petrovic ka njoftuar Ambasadorin Minxhozi me ngjarjet aktuale në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, projektet të cilat janë proces të implementimit dha planeve për të ardhmen. Ata gjithashtu kanë biseduar edhe për situatën aktuale politike dhe janë pajtuar se duhet të gjendet një zgjidhje demokratike në një afat sa më të shkurtë të mundshëm dhe atë për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Njëra nga çështjet ishte edhe situata në rajon ku ata ndanë mendimin që multikulturalizmi, respektimi i parimeve demokratike, respektimi i diversiteteve dhe dialogu duhet të respektohen nëse dëshirojmë të jemi pjesë e barabartë e familjes evropiane.