Prezantimi i raportit lidhur me rrjedhën e deritanishme të aktiviteteve në sanimin e dëmeve të varrezave ortodokse

Zëvendëskryeministri dhe Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic  u takua sot me përfaqësuesit e OJQ – së “Raskršce”, përfaqësuesit e kishës Ortodokse  si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe  Planifikimit Hapësinor…

16 Prill 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic  u takua sot me përfaqësuesit e OJQ – së “Raskršce”, përfaqësuesit e kishës Ortodokse si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe  Planifikimit Hapësinor, me qëllim të prezantimit  të raportit lidhur me rrjedhën e deritanishme të aktiviteteve  në sanimin e dëmeve të varrezave  ortodokse në Kosovë.

Në këtë takim përfaqësuesit kanë dhënë raportin e detalizuar për performancën e arritur në teren si dhe aktivitetet të cilat janë kryer në varrezat  e dëmtuara.

Zëvendëskryeministri Petrovic  është ndarë I kënaqur me punën e deritanishme, si dhe ka përkrahur aktivitetet e  OJQ – së .

Në fund të takimit është dakorduar për realizimin e aktiviteteve të tjera gjatë periudhës së ardhshme.