Zëvendëskryeministri dhe Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic u takua sot me përfaqësuesit e OJQ – së “Raskršce”, përfaqësuesit e kishës Ortodokse si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor…
16 Prill 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic u takua sot me përfaqësuesit e OJQ – së “Raskršce”, përfaqësuesit e kishës Ortodokse si dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim të prezantimit të raportit lidhur me rrjedhën e deritanishme të aktiviteteve në sanimin e dëmeve të varrezave ortodokse në Kosovë.
Në këtë takim përfaqësuesit kanë dhënë raportin e detalizuar për performancën e arritur në teren si dhe aktivitetet të cilat janë kryer në varrezat e dëmtuara.
Zëvendëskryeministri Petrovic është ndarë I kënaqur me punën e deritanishme, si dhe ka përkrahur aktivitetet e OJQ – së .
Në fund të takimit është dakorduar për realizimin e aktiviteteve të tjera gjatë periudhës së ardhshme.