Prezantohet raporti funksionimit të komunave para kryesuesve të kuvendeve komunale

Prishtinë, 11 maj 2022
Është prezantuar raporti i funksionimit të komunave para kryesuesve të kuvendeve komunale në takimin e mbajtur sot. Në takim, sekretarja e MAPL-së znj. Çerkini shprehu përkushtimin e MAPL-së për zbatimin e prioriteteve strategjike në funksion të mbështetjes dhe avancimit të vetëqeverisjes lokale. Gjithashtu, nënvizoi se organet e komunave e kanë obligim ushtrimin e kompetencave ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe aktet tjera nënligjore. Përderisa, fushëveprimtaria e komunave monitorohet nga MAPL dhe përmes raporteve periodike dhe vjetore shpaloset puna e funksionimit të komunave.
Takimi është mbështetur nga misioni i OSCE-së në Kosovë.