Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marre pjesë sot në takimin e organizuar nga Zyra për çështje të komuniteteve me temën…
12 dhjetor 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic ka marre pjesë sot në takimin e organizuar nga Zyra për çështje të komuniteteve me temën: “Hulumtimi për vlerësimin e të punësuarve e nga komunitetet pakicë në shërbimet publike dhe ndërmarrjet publike në Kosovë”.
Duke folur për këtë temë, Zëvendëskryeministri Petrovic tha:
”Zgjedhja e çështjeve të papunësisë dhe varfërisë është thelbësore për mbijetesë dhe përparim të një shoqërie. Qeveria po investon dhe do të investojë në zgjedhjen e këtij problemi të madh. Është obligim i yni që çdo qytetari t’i sigurojmë kushtet që me punën e tij të fitojë për një jetë të dinjitetshme, që çdo i ri ta shohë perspektivën e shkollimit dhe mbetjes në Kosovë, të promovojmë dhe mbrojmë të drejtat e pakicave dhe me punë shtesë të përkrahim integrimin e tyre në shoqëri. Zhvillimi ekonomik është çelës për zhvillimin e çdo shoqërie e sidomos të atyre në mjediset postkonfliktuoze ku zhvillimi ekonomik ka rëndësi të shumëfishtë në pajtim të qëndrueshëm të komuniteteve dhe ardhmërisë së tyre të përbashkët“.
Në këtë takim morën pjesë drejtori i zyrës për çështje të komuniteteve, Srgjan Popoviq, përfaqësues të UNDP-së, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, organizata jo qeveritare dhe media.