Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtori dyditore “Hartimi i planit model të veprimit për transparencë në Komuna”

Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkpunim më OSBE-në, kanë organizuar Punëtorinë dyditore për Hartimin e planit model të veprimit për transparencë në komuna me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor të përcaktuar me nenin 9 të Udhëzimit administrativ për Transparencë. 1 korrik 2015, Prishtinë

Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkpunim më OSBE-në, kanë organizuar Punëtorinë dyditore për Hartimin e planit model të veprimit për transparencë në komuna me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor të përcaktuar me nenin 9 të Udhëzimit administrativ për Transparencë.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë, zyrtarë  nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësuar nga z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performancë dhe Transparencë komunale,  përfaqësues nga OSBE, konkretisht nga seksioni për Qeverisje të mirë lokale,  Zyrtarë nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe Organizata Joqeveritare të cilët për dy ditë radhazi kanë  punuar në plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Transparencë në Komuna dhe veçanërisht  në Hartimin e Planit model të veprimit për transparencë.

Punëtoria dy ditore ka rezultuar me sukses dhe përkushtim maksimal të pjesëmarrësve në hartimin e planit model të veprimit për transparencë komunale, plan ky i cili do të konkretizon saktësisht fushën e transparencës në raport me qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors