Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin Zviceran DEMOS, kanë organizuar me datën 23 dhe 24 qershor punëtorinë dyditore me titull: Identifikimi dhe zbatimi i praktikave standarde të raportimit për treguesit e SMPSHK-së. 25 qershor 2015
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin Zviceran DEMOS, kanë organizuar me datën 23 dhe 24 qershor punëtorinë dyditore me titull: Identifikimi dhe zbatimi i praktikave standarde të raportimit për treguesit e SMPSHK-së.
Në punëtori përveç përfaqësuesve të MAPL dhe DEMOS- it, kanë marrë pjesë edhe Koordinatorët komunal për performancë.
Në këtë punëtori dyditore janë diskutuar sfidat, praktikat standarde te raportimit dhe mundësia e avancimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale.