Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje nga Projektin Demos ka organizuar punëtorinë tre ditore me datën 21, 23 shtator 2016, të Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Menaxhimin e Pronës Komunale. Në ketë takim morën pjese përfaqësues nga MAPL, përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe eksperti i angazhuar nga Projekti Demos. 21-23 shtaor 2016
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje nga Projektin Demos ka organizuar punëtorinë tre ditore me datën 21, 23 shtator 2016, të Grupit Punues për hartimin e Koncept dokumentit për Menaxhimin e Pronës Komunale. Në ketë takim morën pjese përfaqësues nga MAPL, përfaqësuesit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit, si dhe eksperti i angazhuar nga Projekti Demos.
Këtë punëtori e kryesoj znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL, në cilësinë e Kryesueses së Grupit punues prezantoje Draftin e Koncept dokumentit për menaxhimin e pronës komunale dhe konform agjendës së parapare për këtë punëtori u punua në zhvillimin tutje të këtij Koncept-dokumenti i cili ka për qellim të plotësoje infrastrukturën ligjore aktuale, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë dhe të hartojë politika më të favorshme për investitorët për dhënien e pronës në shfrytëzim duke shkurtuar afatet e procedimit nga ana e komunave. Punëtoria u mbajt në frymë konstruktive dhe kishte një pajtim të përgjithshëm për procesin e mëtejmë, që ky koncept dokument të zhvillohet tutje dhe konform ndryshimeve që janë duke u bërë edhe me strategjinë nacionale për pronë dhe legjislacionin tjetër që ka të bëjë me pronat dhe të drejtat pronësore në përgjithësi.