Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria e përbashkët me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive Zyrën Ligore të zyrës së Kryeministrit Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shefat e zyrave ligjore të komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, me datë 17 dhjetor 2014 mbajti punëtorinë e përbashkët me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive, Zyrën Ligore të zyrës së Kryeministrit, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Shefat e zyrave ligjore të komunave, për të diskutuar lidhur me procesin e monitorimit dhe mbikëqyrjes së ligjshmërisë së akteve të komunave, si dhe Projekt-rregulloren për caktimin ngarkesën dhe mbledhjen e pagesave për regjistrimin vjetor të automjeteve motorike në territorin administrativ të komunave. 18 dhjetor 2014

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, me datë 17 dhjetor 2014 mbajti punëtorinë e përbashkët me Drejtorët e Departamenteve Ligjore të Ministrive, Zyrën Ligore të zyrës së Kryeministrit, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dhe Shefat e zyrave ligjore të komunave, për të diskutuar lidhur me procesin e monitorimit dhe mbikëqyrjes së ligjshmërisë së akteve të komunave, si dhe Projekt-rregulloren për caktimin ngarkesën dhe mbledhjen e pagesave për regjistrimin vjetor të automjeteve motorike në territorin administrativ të komunave. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Besnik Osmani në fjalën hyrës konstatoi se procesi i vlerësimit të ligjshmërisë së akteve komunale duhet edhe më tej të avancohet me qëllim të sigurimit të zbatimit të plotë të legjislacionit në nivelin lokal, ngritjes së transparencës në procesin vendimmarrës, si dhe ofrimin e qëndrueshëm të shërbimeve.

Në këtë punëtori nga të pranishmit u diskutua për avancimin e mëtutjeshëm të procesit të monitorimit dhe vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të komunave, koordinimin ndërministror sektorial për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të Komunave, standardizimin e akteve në Komuna, ngritjen e cilësisë së tyre, monitorimin e zbatimit të legjislacionit, si dhe janë prezantuar praktikat e disa vendeve të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve normative në nivelin komunal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors