Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria: Formati i hartimit të raporteve periodike përfshirë raportimin për komunitetin RAE

Besnik Osmani: MAPL mbetet e përkushtuar që të ofrojë përkrahje dhe ndihmë të nevojshme për Komunat drejt zbatimit  të plotë të obligimeve që dalin nga legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës

04 korrik 2013, Prishtinë

Besnik Osmani: MAPL mbetet e përkushtuar që të ofrojë përkrahje dhe ndihmë të nevojshme për Komunat drejt zbatimit  të plotë të obligimeve që dalin nga legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për procesin e ri-integrimit për komunitetin rom ashkalinjë dhe egjiptas, përkatësisht formave të raportimit lidhur me progresin arritur, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot punëtorinë me temena “Formati i  hartimit të raporteve periodike përfshirë raportimin për komunitetin RAE” ku morrën pjesë zyrtarë  për komunitete dhe kthim, si dhe zyrtarë për të drejtat e njeriut.   

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Besnik Osmani tha se forma e raportimit të komunave për procesin e ri-integrimit duhet të jetë efektive, cilësore e kuptueshme për të gjitha palët e interesuara.

Sekretari Osmani, tha se mënyra e raportimit është e rëndësishme për faktin se formati i raportit i dedikohet progresit që kanë arritur komunat në fushën e ri-integrimit dhe se raportet e përgatitura nga ana e komunave duhet të përmbajnë informata faktike që pasqyrojnë realizimin e planeve dhe  arritjen e rezultateve.

Duke theksuar rëndësinë e procesit të ri-integrimit të komunitetin rom ashkalinjë dhe egjiptas, që lidhet drejtpërdrejtë me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, Sekretari Përgjithshëm, z. Besnik Osmani ftoi zyrtarët komunal  që të shtojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre duke punuar dhe ngritur cilësinë e raportimit.

“MAPL mbetet e përkushtuar që të ofrojë përkrahje dhe ndihmë të nevojshme për Komunat drejt zbatimit  të plotë të obligimeve që dalin nga legjislacioni i zbatueshëm në Republikën e Kosovës” tha Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani.

Për rëndësinë e formatit të raportimit për procesin e ri-integrimit folën edhe Sekretarët e Përgjithsëm, z.  Nenand Svojcetovic, nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, z. Driton Gashi, Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe z. Eshref Shabani, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Prezantimin për formatin e  raportimeve periodike e bëri znj. Fakete Kuka, nga MAPL, ndërsa raportin lidhur me funksionalizmin e Zyrave Lokale për Kthim dhe Komunitete e paraqiti  z. Xhevat Tafa po ashtu nga MAPL.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors