Në kuadër të planit të punës, për mbështetjen e komunave në fuqizimin e transparencës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë vazhduar punëtoritë regjionale me zyrtarët komunal me temën mbi Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
30 maj 2014

Në punëtorinë e mbajtur regjionin e Prizrenit, morën pjesë përfaqësues të komunave Suharekë, Malishevë dhe Prizren, përfshirë edhe përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare të nivelit lokal .
Në punëtori u diskutua transparenca e komunave në kuadër të zbatimit të ligjit për qasje dokumente publike duke përfshirë edhe të drejtat dhe kufizimet që janë të parapara me Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Panelistë të punëtorisë ishin, z. Krenar Loshi, Shef i Seksionit për Qeverisje Lokale, Misioni iOSBE-së në Kosovë, Bekim Demiri nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, znj. Lumnije Demi, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Nensi Jasharaj nga OSBE.
Aktiviteti për “Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, u organizua në kuadër të projektit për zhvillimin e transparencës në komuna, si vazhdimësi e zbatimit të ligjit për qasjen në dokumenteve publike ka nisur vitin e kaluar dhe do të vazhdoj të realizohet në të gjitha regjionet e Kosovës.