Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me ligjet përkatëse për transparencën në institucionet lokale të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan punëtorinë njëditorë me zyrtarët komunal me temën mbi Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. 28 maj 2014
Me qëllim të ofrimit të informatave lidhur me ligjet përkatëse për transparencën në institucionet lokale të qeverisjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në organizuan punëtorinë njëditorë me zyrtarët komunal me temën mbi Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Në punëtorinë mbajtur në rajonin e Pejës, me pjesëmarrës të zyrtarëve nga komunat Pejë, Deçan, Istog , Klinë, Junik dhe Gjakovë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, u diskutua rreth zbatimit të ligjit për qasje dokumente publike duke përfshirë edhe të drejtat dhe kufizimet që janë të parapara me Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Panelistë të punëtorisë ishin, z. Krenar Loshi, Shef i Seksionit për Qeverisje Lokale, Misioni I OSBE-së në Kosovë, z. Mentor Hoxhaj nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Znj. Lumnije Demi, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Nensi Jasharaj nga OSBE.
Në trajnim ishin gjithsej 23 pjesëmarrës, zyrtarë përgjegjës të gjashtë komunave, Pejë, Deçan, Istog , Klinë, Junik dhe Gjakovë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë.
Aktiviteti për “Klasifikimin e Informacionit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, u organizua në kuadër të projektit për zhvillimin e transparencës në komuna, si vazhdimësi e zbatimit të ligjit për qasjen në dokumenteve publike ka nisur vitin e kaluar dhe do të vazhdoj të realizohet në të gjitha regjionet e Kosovës.