Punëtoria për publikimin e akteve nënligjore të komunave në Gazetën Zyrtare

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Zyrën e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit dhe në mbështetjen e Projektit të USAID “Partneritetet për Zhvillim” (USAID PFD) ka mbajtur punëtorinë e dytë nga data 03-05 Shkurt me zyrtarët komunal për çështjen e publikimit të akteve nënligjore të Komunave në Gazetën Zyrtare. 5 shkurt 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Zyrën e Gazetës Zyrtare në Zyrën e Kryeministrit dhe në mbështetjen e Projektit të USAID “Partneritetet për Zhvillim” (USAID PFD) ka mbajtur punëtorinë e dytë nga data 03-05 Shkurt me zyrtarët komunal për çështjen e publikimit të akteve nënligjore të Komunave në Gazetën Zyrtare.

Në këtë punëtori zyrtarët komunalë janë trajnuar për përdorimin e sistemit të Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare akte komunale (Statute dhe Rregullore) nga 14 komuna pjesëmarrëse përfshirë komunat, Prishtinë, Gjakovë, Gllogoc, Skenderaj, Suharekë, Prizren, Mamushë, Deçan, Junik, Vushtrri, Obiliq, Rahovec, Malishevë dhe Dragash.

Kjo përmbyll punëtorinë e dytë, nga tri sa janë të planifikuara gjithsej, gjatë së cilave të gjitha aktet nënligjore të komunave që janë aktualisht në fuqi dha kanë konfirmim ligjor do të publikohen në Gazetën Zyrtare, me qëllim të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe promovimit të transparencës komunale.