Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS – “Decentralizim dhe Përkrahje Komunave” që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercorperation, organizon punëtorinë e tretë dyditore me temën: “Rishikimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale.” Punëtoria e organizuar në Durrës të Shqipërisë, ka karakter punues për rishikimin e fushave, rezultateve dhe treguesve të performancës së shërbimeve komunale. Punëtoria ka për qëllim analizimin e treguesve dhe zhvillimin e alternativave të mundshme të treguesve për sistemin e rishikuar të menaxhimit të performancës së shërbimeve komunale. 18 dhjetor 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS – “Decentralizim dhe Përkrahje Komunave” që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercorperation, organizon punëtorinë e tretë dyditore me temën: “Rishikimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale.” Punëtoria e organizuar në Durrës të Shqipërisë, ka karakter punues për rishikimin e fushave, rezultateve dhe treguesve të performancës së shërbimeve komunale. Punëtoria ka për qëllim analizimin e treguesve dhe zhvillimin e alternativave të mundshme të treguesve për sistemin e rishikuar të menaxhimit të performancës së shërbimeve komunale.
SMPShK-ja, në Kosovë, ka filluar së funksionuari në vitin 2008 me përkrahjen e USAID-it, dhe partnerëve tjerë dhe sistemi ka arritur në një fazë ku i nevojitet rishikimi dhe zhvillimi dhe mbi bazën e analizave, janë zhvilluar disa opsione të mundshme të zhvillimit të mëtejmë të SMPShK-së, dhe ka arritur në fazën e rishikimit për një sistem më të avansuar në të ardhmen.
Sistemi për matjen e performancës për qeverisjen lokale është një instrument i rëndësishëm për të ndihmuar komunat për të vlerësuar performancën e tyre, krahasuar atë me komunat tjera dhe mbështetur përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. MAPL-ja ka rol kryesor në lidhje me sistemin për shkak të përgjegjësive të saja ligjore. Asociacioni i Komunave dhe ZAP janë akterët kyç dhe drejtpërdrejtë të përfshirë në zhvillimin e mëtejshëm të SMPShK-së aktuale.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, ofruan përkrahje të plotë pjesëmarrësve në punën e tyre gjatë kësaj punëtorie, ku po marrin pjesë koordinatorët e performancës Komunale, ekspert të fushave nga ministritë e linjës, komunave, përfaqësues nga zyra e Auditorit të Përgjithshëm, projektit DEMOS).
Zëvendësministri Gecaj, tha se miratimi i Strategjisë së vetëqeverisjes lokale 2016 – 2026 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkon angazhim shtesë të të gjithë partnerëve të vetëqeverisjes lokale, veçanërisht të komunave në avancimin e shërbimeve.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), njëherësh kryetar i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, tha se AKK është partner i fuqishëm i qeverisë dhe veçanërisht i MAPL-së në të gjitha proceset që avancojnë fushën e vetëqeverisjes lokale. Iniciativa e MAPL-së, për avancimin e SMPShK-së është në koordinim dhe në bashkëpunim të plotë edhe me AKK, dhe roli i Asociacionit në këtë proces do të jetë i vazhdueshëm deri në funksionalizimin e plotë të sistemit të rishikuar.
Projekti DEMOS, është përkrahësi kryesore në procesin e rishikimit të SMPShK-së, menaxheri i projektit DEMOS, z. Ertan Munoglu, theksoi se ky sistem është i rëndësisë së veçantë për komunat dhe të gjitha institucionet tjera qeveritare, joqeveritare si dhe qytetarët, sepse ofron pasqyrën e performancës komunale dhe mban nivelin e llogaridhënies në nivel më të lartë. Llogaridhënia synohet të rritet edhe më tej përmes angazhimit të ZAP në auditimin e performancës komunale. Sistemi është shumë i rëndësishëm edhe për komunitetin e donatorëve, të cilët çdo ditë e më shumë përdorin të dhënat e derivuara nga ky sistem për të alokuar mbështetjen e tyre financiare komunave të tyre partnere në relacion me performancën e tyre.
I pranishëm në punëtori ishte edhe përfaqësuesi i USAD-it (AKT), z. Agim Salihu, i cili shprehi falënderimin për ftesën e bërë për të qenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm në procesin e përmirësimit të shërbimeve komunale. Ai gjithashtu potencoi se ky aktivitet i sotëm tregon se sistemi ka shërbyer për një kohë të gjatë dhe se tani mbi bazën e praktikave të përdorimit të tij, ai po rishikohet me qëllim të avancimit të më mëtutjeshëm.