Punëtoria : Rishikimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin e mbështetur nga Qeveria Zvicerane DEMOS, organizoi konferencën për Sistemin e  Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale përfshinë pesëmbëdhjetë fusha specifike nga kompetencat vetanake komunale të cilat janë të bazuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. 13 nëntor 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin e mbështetur nga Qeveria Zvicerane DEMOS, organizoi konferencën për Sistemin e  Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale përfshinë pesëmbëdhjetë fusha specifike nga kompetencat vetanake komunale të cilat janë të bazuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Rishikimi i sistemit për menaxhimin e performancës së shërbimeve komunale përfshinë pesëmbëdhjetë fusha të ofrimit të shërbimeve komunale që gjatë fazës së rishikimit do të ndahen në pesë grupe:  Shërbimet Administrative, mirëqenie sociale dhe familjare, Kulturë, Rini dhe Sport, Planifikimi urban, hapësira  publike, transport publik dhe emergjencat publike dhe  furnizimi me ujë, kanalizimi, grumbullimi i mbeturinave dhe deponimi i mbeturinave.

Në fjalën e tij hyrëse, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj tha se sistemi për menaxhimin e performancës së shërbimeve komunale është i pari në rajon dhe ka një numër të veçorive moderne i cili synon të jetë një sistem i bazuar në rezultate konkrete të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, si  një instrument potencialisht mjaft i  fuqishëm për t’i ndihmuar komunat që të mësojnë dhe të përmirësohen.
“Monitorimi i ofrimit të cilësisë së shërbimeve, duhet të kuptohet si qëllim i përbashkët dhe përkrahje e të gjitha komunave, që do të ndikojë në ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore për qytetarët” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.

Zëvendësministri Bajram Gecaj, ftoi përfaqësuesit e komunave, drejtorët e të cilët janë çertifikuar për sistemin e performancës komunale, që të jenë të përkushtuar në zbatimin e këtij programi, me interes për qytetarët dhe vendosjen e këtij sistemi si një  mundësi të komunave që bazuar në rezultatet e punës së tyre, të përfitojnë fonde stimuluese, që drejtpërdrejtë të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Ertan Mongulu, nga projekti DEMOS, tha se  Qeveria Zvicerane përmes projektit DEMOS, ka filluar mbështetjen e kësaj iniciative  të MAPL-së, me shumë interes dhe njoftoi se në bashkëpunim edhe me  akterët tjerë siç është Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe të tjerë, pritet të kenë role kyçe në procesin e rishikimit dhe avancimit të indikatorëve të performancës.

Në punëtorinë e Rishikimit  të  Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale, pjesëmarrësit në punëtori diskutuan me përfaqësuesit e Komunave qështjet që ndërlidhen me sistemin e performancës në komuna dhe të organizuar në grupe prezantuan çështjet  specifike te indikatorëve dhe metodologjisë  punës në të ardhmen.

Objektivat kryesore të Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale kanë për qëllim  ofrimin i një metodologjie për matjen e shërbimeve komunale, krahasimin e performancës së shërbimeve komunale me komunat tjera, rritjen e kënaqësisë së qytetarëve me shërbimet komunale dhe matjen e performancës së shërbimeve në mënyrë që të bëhet përmirësimi i tyre.