Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Qeveria dhe ambasada zvicerane shpërblejnë komunat me performancën më të mirë

Graçanica, Peja dhe Shtimja u kurorëzuan sot për performancën më të mirë, përderisa Lipjani, Rahoveci dhe dheGraçanica për përparimin më të madh në sferën e shërbimeve publike, financave komunale, demokratizimit dhe transparencësnë mesin e 17 komunave partnere të projektit Mbështetje Decentralizmit dhe Komunave (DEMOS).  

22 shtator 2015. Prishtinë

 

Graçanica, Peja dhe Shtimja u kurorëzuan sot për performancën më të mirë, përderisa Lipjani, Rahoveci dhe dheGraçanica për përparimin më të madh në sferën e shërbimeve publike, financave komunale, demokratizimit dhe transparencësnë mesin e 17 komunave partnere të projektit Mbështetje Decentralizmit dhe Komunave (DEMOS).  
 

Këshilltari i parë i Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal z. Darko Radovanovićdhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. KrystynaMartyLang ishin të pranishëm në Ceremoninë e Shpërblimeve që u organizua nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim për të dekoruar komunat fituese.
 

“Ne po promovojmë programe që të nxisin konkurrencën ndërmjet komunave të cilat do të ndikojnë  në ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore për qytetarët” tha z. Radovanovićnë fjalën e tij përshëndetëse. Ai ftoi përfaqësuesit e komunave që Sistemin e Menaxhimit të Performancës ta  shohim si një  mundësi për ngritjen e cilësisë së shërbimeve, si një qëllim parësor të qeverisjes lokale.
 

Pesëmbëdhjetë komunat partnere të projektit DEMOS u shpërblyen me grante mbi bazën e performancës së tyre në përmirësimin e shërbimeve në fushat e parqeve publike, trafikut, grumbullimit të mbetjeve, si dhe demokratizimin e qeverisjes lokale, administrimit të financave dhe transparencës. Grante me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion Euro iu ndanë komunave sipas skemës së granteve të DEMOS-it e cila i referohet të dhënëve nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. 
 

Ambasadorja MartyLang theksoi vlerën dhe përparësitë e sistemit tëmenaxhimit të performancës. "Sistemi qëMinistria e Administrimit të Pushtetit Lokal përdorë për të matur performancën e komunave është unik në Ballkan. Shumë ekspertë e pranojnë se është një mjet shumë i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve”, tha znj. Lang.
 

Risia e ceremonisë së shpërblimeve për këtë vit ishin individët me performancën më të mirë nëpër komuna, si shërbyesit civil, anëtarët e kuvendeve, punëtorët e mirëmbajtjes dhe grumbullimit të mbeturinave, dhe udhëheqësit e fshatrave. Një video e shkurtë u shfaq gjatë kësaj ceremonie në paralajmërim të nisjes së një fushate për promovimin e tyre në komunat përkatëse.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors