18 tetor 2011, Uashington
Në agjendën e takimeve zyrtare në SHBA, Zëvendëskryeministri Petrovic u takua sot me Ambasadorin Philip Reeker, Ndihmës Sekretar për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë në Uashington.
18 tetor 2011, Uashington
Në agjendën e takimeve zyrtare në SHBA, Zëvendëskryeministri Petrovic u takua sot me Ambasadorin Philip Reeker, Ndihmës Sekretar për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë në Uashington.
Procesi i decentralizimit, situata në Veri të Mitrovicës dhe nevoja e sundimit të rendit dhe sigurisë ishin temat kryesore që u diskutuan mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ambasadorit Philip Reeker.
Kosova ka shënuar progres në shumë fusha, njëra ndër më të rëndësishmet është procesi i decentralizimit dhe krijimi i komunave të reja, por nevoja e implementimit të procesit të decentralizimit në Veri të Mitrovicës është e domosdoshme tha sot Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ambasadorin Philip Reeker.
Duke folur për situatën në Veri të Mitrovicës, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se situata në Veri të Mitrovicës është pjesa më kritike dhe nevoja e sundimit të rendit dhe sigurisë është domosdoshmëri dhe nuk ka kohë për të humbur.
“Qytetarët e Veriut të Mitrovicës janë peng i politikës jo të drejtë, ata meritojnë jetë më të mirë dhe kanë nevojë për mbështetje dhe siguri” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërsa Ambasadori Philip Reeker tha se SHBA-të i përcjellin me vëmendje të madhe të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe se zhvillimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka rol krucial në ndërtimin e stabilitetit politik.
Nesër Zëvendëskryeministri Petrovic do të takohet me z. Rick Holtzapple, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore, në Këshillin Kombëtar të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.
z. Petrovic nesër do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Arkadia në Filadelfia dhe do të udhëtojë për Uashington për tu takuar me zyrtarë të lartë të Uashingtonit.