Prishtinë, 30 Qershor 2020
Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal Goran Rakić u takua sot me Ambasadorin Jan Braathu, shefin e misionit të OSBE-së, me ç’rast konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit për të cilin ata kishin hedhur një themel të mirë në periudhën e mëparshme.
Në takim, Ministri Rakić dhe Ambasadori Braathu diskutuan planin e përbashkët strategjik të MPL-së dhe OSBE-së, aktivitetet, veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjit, barazinë gjinore, çështjet e të rinjve dhe punësimin e tyre, ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe bashkëpunimin me organizatat joqeveritare.
Ata biseduan gjithashtu për sulme të vazhdueshme ndaj pronave dhe familjeve serbe.
“Çfarëdo lloj sulmi, pavarësisht se për cilin komunitet bëhet fjalë, duhet të dënohet publikisht nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet, ndërsa autoritetet duhet të zbulojnë. Shumë faleminderit për misionin e OSBE-së dhe Ambasadorin Braathu, të cilët vazhdimisht po e bëjnë këtë”, theksoi Rakić.
Në fund të takimit, Ministri falënderoi Ambasadorin për monitorimin e procesit zgjedhor, i cili u zhvillua në mënyrë të rregullt, si dhe masat e ndërmarra për të mbrojtur stafin e përfshirë në këtë proces nga virusi Corona.
Ambasadori Braathu uroi ministrin Rakić për pozitat e tij të reja dhe theksoi gatishmërinë e misionit të OSBE-së për të ofruar mbështetje dhe ndihmë në periudhën e ardhshme.