1 dhjetor 2020, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakić në takimin e sotëm në bisedë me Shefin e Zyrës së BE-së / Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë për bashkëpunim më të mirë me Zyrën e BE-së në mënyrë që të krijohen kushte më të favorshme të jetesës për të gjithë qytetarët në të gjitha komunat në Kosovë.
Gjithashtu, është biseduar për planet dhe projektet e ardhshme brenda fondit të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë, pavarësisht nga fakti që procesi zgjedhor u zhvillua gjatë pandemisë.
Rakić dhe Sunjog iu referuan situatës aktuale politike si dhe situatës me pandeminë e virusit COVID- 19.