30 qershor 2020, Prishtinë
Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić u takua me Ambasadoren Franceze në Kosovë Marie-Christine BUTEL, me të cilën bisedoi rreth çështjeve aktuale dhe mënyrat për avancimin e bashkëpunimit në fushën e administratës publike.
Rakic ia prezantoi Ambasadores prioritetet e ministrisë, të cilat pasqyrojnë përpjekjet për të siguruar ofrimin më efikas të shërbimeve për qytetarët, si dhe rimëkëmbjen e zhvillimit ekonomik dhe lokal.
“Në periudhën e ardhshme, Ministria e Pushtetit Lokal do të përqendrohet në strategji dhe projekte të orientuara kah të rinjtë, nevojat e tyre dhe tejkalimin e problemeve me të cilat përballen,” theksoi Rakić.
Në fund të takimit u konfirmua bashkëpunimi në të ardhmen, i cili do të synojë të sigurojë një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Gjithashtu, ata apeluan tek qytetarët që të zbatojnë masat e përcaktuara, në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit korona sa më shpejtë që të jetë e mundur.