Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. Nicholas Abbott.
Përveç situatës aktuale politike dhe pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, ata biseduan edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i pushtetit lokal Rakić dhe ambasadori Abbott ranë dakord që bashkëpunimi i ngushtë midis MPL-së dhe ambasadës është thelbësore, sepse kontribuon në përmirësimin e kushteve jetësore të të gjithë qytetarëve, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të qeverive lokale, gjë që është prioriteti i MPL-së.