Prishtinë, 27 gusht 2020
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Goran Rakić, ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarët e dhjetë komunave (Graçanicë, Gjilan, Istog, Leposaviq, Viti, Zveçan, Zubin Potok, Pejë, Mitrovicë e Veriut dhe Fushë Kosovë) të cilat pas dorëzimit të projekt propozimeve dhe verifikimit nga ana e komisionit, në ftesën (thirrjen) e hapur nga ministria, plotësuan të gjitha kriteret dhe kanë fituar të drejtën për grant.

Para së gjithash, Rakić uroi kryetarët e komunave për mjetet e fituara, dhe theksoi se kjo është vetëm një në një seri thirrjesh të ministrisë që synojnë krijimin e qeverisjeve më të mira lokale.

„Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë që në periudhën e ardhshme të sigurojë mbështetje dhe ndihmë maksimale për të gjitha komunat, duke përmirësuar infrastrukturën për të cilën janë dhënë mjete. Ne gjithashtu do të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, që është njëherësh edhe prioriteti jonë “, theksoi Rakić.

Qëllimi i këtyre projekteve është zhvillimi i infrastrukturës socio-ekonomike, dhe vlera totale e ndarë nga buxheti i MPL-së për investime kapitale është 573.347.00 euro, me mundësi të bashkëfinancimit nga ana e komunave.





