Reagim lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me zhvillimet në Kuvendin Zgjedhor të Asociacionit, të mbajtur sot. Mbledhja e sotme ngre shqetësime serioze lidhur me legaliteti dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura të Asociacionit.

Edhe pse Ligji për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht nenet 31 dhe 32, përcaktojnë qartë të drejtën e komunave për t’u organizuar dhe bashkëpunuar në kuadër të asociacioneve për mbrojtjen e interesave të përbashkëta, ky organizim duhet të jetë mbipartiak dhe në shërbim të të gjitha komunave në mënyrë të barabartë.

Procesi i sotëm në fakt shkel mbi këto parime dhe rregulla. Ai, fatkeqësisht, u karakterizua nga një sërë shkeljesh procedurale dhe devijimesh nga normat që rregullojnë funksionimin e Asociacionit. Për më tepër vu re një shmangie e qartë nga respektimi i procedurave të përcaktuara me Statutin dhe Rregulloren e Punës, duke cenuar kështu legjitimitetin dhe integritetin e vendimmarrjes.

Me theks të veçantë shqetësues është fakti për përpjekjet e hapura për t’i dhënë Asociacionit një ngjyrim politik partiak, në kundërshtim me frymën e ligjit që e përcakton dhe sanskionon qartë natyrën e këtij institucioni. Madje, ekzistojnë indikacione serioze për përpjekje të organizuara të përjashtimit të kryetarëve të komunave të udhëhequra nga një subjekt i caktuar politik, çka përbën cenim të parimit të përfaqësimit të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do t’i shqyrtojë me seriozitet të plotë zhvillimet e sotme, legjimitetin e vendimeve si dhe tutje të vlerësojë raportin e bashkëpunimit me Asociacionin. Çdo bashkëpunim duhet të bazohet në parime të qarta të ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe paanshmërisë politike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors